Connect with us

Lajme

Vazhdon “konflikti online” mes hakerëve të “Anonymous” dhe presidentit Vuçiq! Anonymous sulmojnë faqen e Këshillit të Sigurisë Kombtare serbe

Publikuar

me

Një grup i quajtur “Anonymous” përmes një llogarie në Twitter, “Anonymous TV” ku krah emrit ka të vendosur flamurin ukrainas i ka reaguar sërish presidentit serb Aleksandar Vuçiq, pasi ky i fundit bëri një reagim ndaj tyre në Instagram.

Vuçiq publikoi disa imazhe në llogarinë e tij duke pozuar me dy qen dhe i vendosi një mbishkrim. “Po përgatitemi të luftojmë me Anonymous”, thuhet në mbishkrimin e tij, transmeton Telegrafi.

Pas kësaj grupi ‘Anonymous’ përmes llogarisë së tyre i reagoi Vuçiqit ku pretenduan se kishin hakuar faqen e “Këshillit të Sigurisë Kombëtare i Serbisë dhe Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar”.

“Pra, Vuçiq qenka gati të luftojë me Anonymous. Në rregull, le të luajmë lojën ‘fshehtazi’, marioneta e Putinit”, shkruan ata në postimin e tyre.

“Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Serbisë dhe Mbrojta e Informacionit të Klasifikuar, i hakuar”, thuhet tutje në postimin e tyre.

Ndryshe, ditë më parë grupi ‘Anonymous’ i kishte kërkuar presidentit serb që të ndalojë aktivitetet e tij të rrezikshme në Kosovë, në një video-mesazh në të cilin zëri është ndryshuar tërësisht.

Ata në mesazh theksuan se tensionet në veri të Kosovës janë shkaktuar nga kriminelët serbë të cilët po tentojnë të provokojnë konflikt të armatosur.

“Autokrati serb Aleksandar Vuçiq, marioneta e Vladimir Putinit, po përpiqet të destabilizojë rajonin, duke përdorur mekanizmat e dhunës dhe terrorit të kriminelit të luftës Slobodan Millosheviq, por për të do të jetë vetëvrasje. Që kur filloi lufta në Ukrainë, Serbia është i vetmi vend që zyrtarisht mban marrëdhënie të mira me Rusinë, duke refuzuar të bashkohet me sanksionet e vendosura nga Bashkimi Evropian”, thuhet në mesazh.

Aty u theksua gjithashtu se Vuçiq karakterizohet si dikush që shkatërron paqen në rajon, inkurajon dhunën dhe sulmet ndaj gazetarëve…

Në fund të mesazhit thuhej:

“Ne nuk falim. Ne nuk harrojmë. Na prisni”. /Telegrafi

Reklama