Një luftë për pushtet midis ushtrisë sudaneze dhe një force famëkeqe paraushtarake ka tronditur vendin, me më shumë se 50 civilë të raportuar të vdekur.
Banorët iu shmangën të shtënave në kryeqytet, Khartoum, ndërsa forcat rivale luftuan mbi pallatin presidencial, televizionin shtetëror dhe selinë e ushtrisë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Banorët e Khartoum-it i thanë BBC-së për panikun dhe frikën e tyre, me njërin që përshkruan plumbat që u qëlluan në shtëpinë ngjitur.
Coup attempt in Sudan, action of MiG-29 SE of the regular army against the coup plotters (rapid reaction force) in the city of Khartoum.
By the way, a few months ago, Sudan gave permission to the Russian Federation to build a base in the Red Sea. Is this the West's answer? pic.twitter.com/KWUPDsIGdM— Sprinter (@Sprinter99880) April 15, 2023
Të paktën 56 civilë janë vrarë në qytete dhe rajone anembanë vendit, tha një komitet i mjekëve sudanez, duke shtuar se dhjetëra personel ushtarak kishin vdekur, disa prej të cilëve ishin trajtuar në spitale.
Në total, të paktën 595 njerëz ishin plagosur, tha ai.
Në Khartoum, njerëzit u filmuan duke ikur dhe duke u fshehur ndërsa tymi i zi ngrihej mbi qytet.
Një gazetar i Reuters tha se kishte automjete të blinduara në rrugë.
⚡️There's a bit of a mess in Sudan.
The Sudanese Armed Forces are battling the Rapid Reaction Force.
For clarity, the Armed Forces are pro-American and the SIS is pro-Russian. To simplify as much as possible pic.twitter.com/A5efHA7VJx— MARIA (@its_maria012) April 15, 2023
Linja të shumta ajrore kanë pezulluar fluturimet për në Khartoum dhe Çadi fqinj ka mbyllur kufirin me Sudanin.
“Ne nuk kemi energji elektrike,” tha për BBC një mjek britaniko-sudanez, i cili po viziton të afërmit në Khartoum. “Është vapë. Nuk kemi mundësi të hapim dritaret, zhurma është shurdhuese”.
Një tjetër dëshmitare okulare duke folur për BBC përmes motrës së saj me bazë në Kenia tha: “Të shtënat janë ende në vazhdim dhe njerëzit po qëndrojnë brenda – ka shumë panik dhe frikë”. /Telegrafi