fbpx

Vazhdojnë thirrjet anti Kosovë në Serbi, qytetarët në Beograd këndojnë me thirrje nacionaliste

HomeLajmeRajoni

Vazhdojnë thirrjet anti Kosovë në Serbi, qytetarët në Beograd këndojnë me thirrje nacionaliste

Nuk është hera e parë që serbët i këndojnë Kosovës me këngë nacionaliste.

Në një koncert të mbajtur nga “Beogradski Sindikat” në Tashmajdan të Beogradit, qytetarët së bashku më grupin i kanë kënduar Kosovës me thirrje nacionaliste.

Ky grup muzikor është i njohur për përmbajtjen nacionaliste në tekstet e tyre.

Lidhur me këtë ka pasur reagime në rrjetet sociale.

“Pse këndojnë për luftën dhe kthimin e Kosovës e vijnë e qëndrojnë në Beograd? A jam ka i kuptoj mirë ata se vetëm e inkurajojnë luftën dhe se duan ta shpëtojnë jetën e tyre?”, thuhet në një reagim.

Ndërsa sipas politikanes serbe të Kosovës, Rada Trajkoviq, “sistemi që i gënjen” qytetarët në Serbi kontrollohet nga presidenti Aleksandar Vuçiq.

“A e dinë këta të rinj (ndoshta me të drejtë të pakënaqur) se ‘sistemi që i gënjen’ kontrollohet nga Vuçiqi dhe jo nga “Perëndim i kalbur” imagjinar?”, thekson Trajkoviq.

Po ashtu kujtojmë se gjatë ceremonisë së shugurimit të Kreut të Kishës Ortodokse Serbe, Joanikije në Cetinje të Malit të Zi ishte kënduar një këngë, në tekstin e së cilës thuhej edhe “kur ushtria kthehet në Kosovë…”

COMMENTS

x