fbpx

Vazhdojnë enigmat në rastin Dehari, pas plotë 6 vitësh nga rasti, suspendohen 2 zyrtar të qendrës së paraburgimit në Prizren

HomeLajmeKosovë

Vazhdojnë enigmat në rastin Dehari, pas plotë 6 vitësh nga rasti, suspendohen 2 zyrtar të qendrës së paraburgimit në Prizren

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë të ditur se ka pezulluar nga puna, Burim Buleshkaj, ish-ushtrues detyre i drejtorit të Departamentit për Operativë Siguri dhe Transport të të Burgosurve në SHKK, aktualisht udhëheqës për Administratë në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë si dhe Destan Zogaj, zyrtar korrektues, ish-ushtrues detyre i Drejtorit në Qendrën e Paraburgimit Prizren.

Sipas ShKK, ndaj tyre është iniciuar procedurë disiplinore për shkelje të rëndë lidhur me veprimet, mosveprimet në rastin e ngjarjes së rëndë në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, të vitit 2016, njofton kk.

“Komisioni Disiplinor i Shërbimit Korrektues të Kosovës ka vlerësuar se ushtrimi i detyrës në funksionet të cilat i kanë, pengon hetimin disiplinor apo mund të cenojë ushtrimin e përshtatshëm të detyrës”.

“Andaj, Komisioni Disiplinor i Shërbimit Korrektues të Kosovës  vendos pezullimin e nëpunësve civilë, për të vazhduar tutje me procedurat hetimore dhe të rishqyrtimit të të gjitha rrethanave lidhur me ngjarjen dhe përgjegjësitë”.

Kujtojmë se në nëntor të vitit 2016, ish-aktivisti i Vetëvendosjes Astrit Dehari, në rrethana të panjohura ka ndërruar jetë në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

x