Vazhdimi i ëndërrës Amerikane që nisi në Kosovë

HomeHistori

Vazhdimi i ëndërrës Amerikane që nisi në Kosovë

GA RESMI ÇORBAXHI – ALBANY-NEW YORK

Sara Thaqin e takova rastësisht duke ndjekur një takim në Rensselaer Polytechnic Insitute. Ështe vetëm 16 vjeç, nxënëse e shkëlqyer e vitit të tretë në shkollën e mesme Cohos, Albany NY.

Rezultatet e saj kanë tërhequr vëmendjen e shumë Universiteteve dhe Instituteve në shtetin e NY dhe shtetet e tjera, që kanë nxituar ta ftojnë për të vazhduar studimet duke i ofruar edhe bursë të plotë. Për të ishte suprizë ftesa e bërë nga ky Institut, një nga më të mirët e Amerikës, ku mbi 90% e studentëve në përfundim të studimeve fillojnë menjëherë pune. Sara ishte një prej katërmbëdhjetë kandidatëve të seleksionuar për të vazhduar studimet, por vetëm për njerin prej tyre kishte një bursë të plotë.. Përveç rezultateve, një studim i saj qe kishte tërhequar vëmendjen e shumë specialistëve cardiologe dhe studiuesve të mjëkesise dhe sportit. Ky studim ishte objekt i një debati midis pedagogëve dhe shkencëtarëve nga gjithë Amerika.

Për shkak te Covid 19 ai u zhvillua on-line ku pati shumë pyetje të cilave iu përgjegj Sara pa lënë shtigje dyshimi per ato qe thoshte. U befasua kur dëgjoi emrin e saj ndër më të preferuarit e Institutit.

Një befasi ka qenë edhe për prindërit e saj Shefqet Thaqi dhe Myrvete Berisha. Mes kandidatëve të përzgjedhur ishte ajo dhe fituesja e bursës për të vazhduar studimet e cila kalon shifrën e 120 mijë dollarëve. Babai i saj Shefqeti, ka qenë mjek në klinikën ortopedike Prishtinë, por rrugën e tij si mjek e kishte filluar në mal ende pa mbaruar studimet. Tani punon në Albany Medical Center ku e duan të gjithë.

Në Amërikë kanë ardhur në fillim të 2007. Jëton në Albany, të cilën ë shëh si një copëz vëndlindjë, jo vëtëm nga përngjasaimi i ëmrit, por ëdhë sëpsë ndihët mirë mës komunitëtit të shqiptarëvë. Është kjo arsyëja që kohën ë lirë ë harxhon nën shoqërinë e tyre. Nëpër pavione, sa dëgjon një fjalë shqip, mban këmbët dhë pyët; A jëni ju shqiptarë? Po jëmi vëllëzër, unë jam nga Kosova. Këmi ardhur nga Albania në Albany – qësh ai dhë shton; nësë këni nëvojë për mua, më gjëni në pavionin ë kardiologjisë.

Një kafë më doktor Shëfqëtin jo vëtëm të bën mirë por edhe të shlodh. Tregon se ka qenë student në fillim të vitit 1998, kur Kosova kishte nevojë për të më shumë në mal së në auditorët ë mjëkësisë. Iu bashkangjit forcave të UÇK se në zonën operative të Gollakut dhe Llapit duke shërbyer për disa muaj në front në zonën operative të Pashtrikut dhe me pas në spitalet e ngritura për UÇK-në.

Aty iu përvësh punës, jashtë klinikave mjekësore e sallave sterile duke u sherbyer jo vetem te semureve, por edhe të plagosurve që luftonin mes jetës dhe vdekjes. Kështu do te vazhdontë dëri në perfundim te luftes kur erdhi lajmi i fitores.

Atë ditë Shefqeti nuk fliste dot. Emoçionet ia kishin prerë në mes buzëqëshjen, fjalët.. I dukej çudi, pa e besuar as vetë që ëndrra e jetuar në dekada dhe tregimet e të parëvë të bëhëshin rëalitët. Në shtëpi kthëhëj si ushtar i UÇK së, si qytëtar që kishtë “firmosur” më pushkë rëalizimin ë ëndrrës së pavarësisë. Çfarë donte më shumë. Hyri në shtëpi dukë thënë: Falëmindërit Amërikës së Klintonit, falëmindërit Europes, dhe forcave të NATO-s. Dhe shpirtrat e rënë tani ishin të qëtë.
Si ërdhët në Amërikë?

Si erdhëm? Ka qënë vëndimi më i vështirë që kemi marrë në jetën tonë. Një mbrëmjë jam kthyër vonë në shtëpi. Nuk më kujtohet saktësisht çfarë ka pasur në spital por e di që ka qenë ditë intensive. Bashkëshortja, Myrvetja, akoma nuk kishte rënë. Mendova se vajza jonë Sara, do të ishte pa qejf, pasi ka qenë edhe sezon gripi. Por jo. Kur u ula në tavolinë më zuri syri një zarf jo të zakonshëm me adresë; Myrvete Berisha!

Çfarë është kjo?

Është në anglisht, njoftohemi se mund të nisim një jetë të re në Perëndim. Njoftim i papritur. Kishim plane të tjera, e ai zarf na i bëri lëmsh të gjitha. Kishim mbaruar të dy Fakultetin e Mjekësisë, kishim kryer specializime dhe kishim filluar karierën. Dilemë e madhe. Por edhe idea për të provuar një ekspëriëncë të re përtej oqeanit, sidomos në Amerikë, e cila për ne ka qëne ëndërr, na joshte. Vendosëm ta provonim.

Të jem i sinqertë,nuk gabuam përsa i takon anës profesionale, por ama vetëm fizikisht jemi këtu, pasi mendja dhe shpirti ynë është atje, në Kosovë. Është e çuditëshme, të njëjtën ndjenjë kanë edhe fëmijët. Sara po e po, pasi ka lindur atje, por edhe Drini dhe Alina që flasin shqip megjithëse kanë lindur këtu. Vajza e madhe, Sara kur kemi ardhur ka qenë tre vjeç. Zgjohej në mëngjez dhe kërkonte gjyshërit, na pyeste për vende dhe të afërm, që kishim lenë atje.

Edhe sot ka të njëjtën ndjenjë. Nuk ka rendësi nëse ne jemi në shtëpi apo vetëm fëmijët për në gjuhë e parë është shqipja. Njohurite megjithëse jo të plota të gjuhës angleze dhe profesioni na dhanë mundësinë të fillonim punë ne CFDS ( Center of Disability Service) dhe të përgatiteshim për hapat e tjera të aspektit profesional. Nuk do të ishim këta që jemi pa ndihmën e miqve, shokëve dhe shqiptarëve të tjerë, të cilët nuk i kishim njohur më parë por na u bënë të dashur si motra dhe vëllezër rritur së bashku. Qendron pak dhe vazhdon të mendojë që shqiptarët pamvarësisht ku jetojnë janë po aq të lidhur si në atë kohë kur hapen kufijtë për të pritur vëllezrit kosovarë.

Kur dikush thote që shqiptarët emigrantë kanë ndryshuar ai kërcen dhe thotë; Kudo gjen njerëz të mirë dhë të ligj, shqiptarët nuk kanë ndryshuar, ka ndryshuar vetëm vendi ku ata jetojnë. E kanë kohën të kufizuar, kërkojnë një jetë më të mirë dhe pak u mbetet kohë të merren me të tjeret. Ketu koha eshte me e shtrenjte se dollari – qesh ai dhe sjell me dhjetra shembuj si ingranohen shqiptaret me jeten amerikane. Idhull per te megjithese nuk e njeh eshte mjeku kardiolog nga Kosova, Man Çelaj. Ndihet krenar dhe nuk mund të heshte kur fotoja e Man Çelajt, në ditët më të vështira të Covid 19, pushtoi “Times Square” Manhaten.

Është shqiptar – krenohej sa herë që zihej në gojë emri i tij midis kolegëve. Shqiptarët nuk janë më të viteve të para, ku prisnin të fillonin punë si pastrues dhe pjatalarës. Shembull sjell spitalin ku punon, Albany Medical Center, qendra më e madhe shëndetsore në këtë zonë. Janë dhjetëmijë puntorë që punojnë aty e midis tyre gjen shqiptarë mjeke, infermjerë dhe teknikë si në Radiologji, Cardiorespiratory Service, Cardiologji etj. Më tregoi edhe për një vajzë nga Tropoja që ka filluar mjeke ne spital.

E quajnë Grenita Gjuriqi. Në takimin e parë nuk ishte nevoja të pyesnin njeri tjetrin. Vetëm sa panë kartat e identitet të njeri tjetrit qeshën dhe folën shqip.

Me pasion te flet edhe Alban Shuklen, djalin nga Berati, qe ne Neurology e njohin të gjithë si specialist i EEG. Shpesh herë mjekët kërkojnë edhe opinionin e tij në përcaktimin e diagnozës. A nuk duhet te ndihesh krenar? A nuk ndihesh mire kur shqiptaret respektohen për punën e tyre? Shefqeti flet lirshëm për shqiptarët e tjerë të suksesshëm por shumë pak për familjen e tij.

Ajo që mësuam më vonë na befasoi më shumë. Bëhej fjalë për Sarën, vajzën e tij, lindur në Kosove dhe rritur ne Amerike. Megjithëse në vitin e tretë të shkollës së mesme sukseset e saj kanë tërhequr vëmendjen e të gjithëve; mësuesve, studiuesve, universiteteve dhe Instituteve të ndryshëm të cilët janë vënë në gjurmime të punimeve të saj.

Po kush eshtë Sara? Në komunitetin shqiptar por edhe banorët e tjerë në Cohos, Albany, sapo të pyesësh për të, të përgjigjen; Sara, ah po është ajo vajza nga Kosova, më e mira e studenteve. Tre herë emri i saj është skalitur në listën “Honory Student” të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikes. Prindërit e saj kujtojnë ditën e parë të shkollës dhe ditët në vijim.

Më e vogla, më e ndrojtura në shkollën fillore ku anglishtja ishte gjuhë e dytë për të pasi në shtëpi flitej vetëm shqip. I kuptontë të gjitha dhe ndjente vështirësi në të shprehur, por kjo nuk e pengonte atë të ishte e saktë. Vlerësimet plus veç maksimales u shpërblyen me një suprizë të bukur për prindërit e saj. Në një takim solemn Sara prezantohët si fituese e cmimit “President Award” për rezultatet e shkëlqyera në mësime.

Prindërit e saj Shefqeti dhe Myrvetja nuk e kishin menduar që vajza e tyre do ti bënte krenarë duke u vlerësuar nga Presidenti Obama. Edhe dy herë të tjera, në shkollën tetëvjeçare dhe atë të mesme emri i Sara Thaqit do të ishte në listën e Presidetit të Amerikës.

Nder që i bën nder cdo emigranti shqiptar në Amerikë. Por Sara nuk ishte fiksuar pas titujve të nderit, as pas podiumeve të më të mirëve. Punonte sitematikisht duke u antarësuar ne “National Honor Society” ne 2017 dhe 2020, ku përzgjidheshin studentët mbi bazën e rezultateve, lidershipit dhe karakterit. E vlerësuar në matematikë dhe shkencat e natyrës rremben një tjetër trofe të rëndësishme “The Gerard Ouiment Memorial Award”.

Ende në shkollën e mesme por ajo ka arritur të sigurojë që tani kreditet e nevojshme për një vit universitar. Se çfarë ka në mendje e di vetëm ajo pasi nuk flet shumë. As prindërit e saj. Ajo që dihet është puna dhe frutet e saj. Shefqeti u habit kur një nga mjekët me te mire kardiologe Michael Torsoff ne kardiologjine joinvazive kerkoi te fliste me te. Behej fjale per nje studim te Sares qe kishte rene ne doren e tij.

Fjalet e tia te para ishin: A nuk te duket pak e çuditeshme nje hulumtim i tille per nje studente te vitit te trete ne shkollen e mesme?” Ai shtangu. Hijet e dyshimit se ndoshta babi i saj kishte venë dorë në këte punim u hoqën pasi doktor Torosoff takoi dhe bisedoi me Sarën. Studim në fushën e ndikimit të sportit në cardiologji kerkon njohuri të thella në degën e sportit dhe kardiologjisë e megjithatë ajo ia ka dalë mbanë falë studimeve pas mbarimit të detyrimëeve si nxënëse gjimnazi.

E takuam dr Torosoff . Sa përmendim emrin e Sarës e kupton qëllimin e vizitës sone. Ai do të thotë;

Nga ta fillojmë?! Sara, si nxënëse, e kompletuar aq sa nuk ke çfarë të shtosh më tepër në rezultatet e saj. Nuk mund të kërkosh më shumë. Studimi i saj, sa interesant aq dhe ndihmës në fushën e sportit. Të impresionon logjika, njohurtitë dhe interpretimi i fakteve të ndjekura.

Mos harroni, është vetëm 16 vjeç. Ndoshta një ditë do të jem kolege.. Le tia leme kohes, por ju them vetem nje gje; kenaqesi te punosh me të. Ndjenjë e veçantë.! Ka të drejtë. Është nxënse e vitit të trete ne shkollen e mesme, por kreditet e siguruara nga Sara, jane me shume se nje vit akademik ne Universitet.

Kur dikush e pyet prej nga eshte Sara ajo megjithese e di qe e pyesin per shkollen pergjigjet; Jam shqipatre nga Kosova! Shefqeti nuk flet shume per Saren,as Drinin e Alinen, por jemi te sigurte qe edhe ata do te vazhdojne ne rrugen e nisur nga motra e tyre…

Stephan Lang !. Emri i tij ka lënë gjurmë si aktor. Sa shqipton këtë emër, të vijnë ndërmend filmat “Avator”, “ Death of Salesman”, “Manhunter”, A Few Good Man”, “Wait until Dark” ku ai interpreton në krah të aktorëve të tjerë si Jack Nicolson, Tom Cruise, Demi Moore.

Një takim i rastesishem me Shefqetin i beri miq. Miq qe ne takimin e pare. Dukej sikur e njihnin njeri tjetrin prej shume kohesh..Stephani fliste per Kosoven, edhe çeshtjen kosovare sikur te kishte lindur ne Kosove, e ne krahun tjeter Shefqetit nuk i besohej te kishte perballe aktorin dhe protogonistin kryesor te filmit aq te njohur tashme “Avator”.

Dukej se ia dinin hallet njeri tjetrit.Aktori impresionohet nga sakrificat e familjes kosovare, sukseset e arritura, nga rezultatet e Sares. Jeta e Shefqetit, sukseset e Sares, jeta e familjes Thaqi lënë gjurmë të thella gjatë takimit.

E quajti shembull dhe model arritjen e familjes kosovare. Disa dite më vonë një zarf për familjen Thaqi! Brenda saj disa foto një audioliber i aktorit dhe të gjitha me autografin e tij. Të gjitha me shënimin: Shefqetit, Myrvetes, Sarës, Drinit, Alinës. Me shume dashuri!

Stephan Lang! Mirënjohja më e madhe e tij.
Sakrificat dhe arritjet e kësaj familjeje, shembulli si një ëndërr e nisur ne Kosove që vazhdon të behet realitet në Amerikë. Punën e nisur nga prinderit, Sara do ta çojë më tej, si një ëndërr që vazhdon e hedh themele të sigurta për një brez të ri emigrantesh që ingranohen me traditën dhe kulturën e jetës në Perëndim. Kur mendova se shkrimi ishte gati, ne buletinin informativ të ABC na tërheq vëmendjen emri i Sara Thaqit. Një tjetër sukses per të.

I është dorëzuar çertifikata e presidentit Biden që jepet për nxënësit më të mirë në USA, per vitin 2020. Një arsye më teper që vazhdimisht Shefqeti ndihet krenar kur thotë:

Faleminderit Amerikë, për ndihmën e madhe në lirinë e Kosovës, për realizimin e një ëndrre të lindur mes krismash dhe të bërë realitet në vendin ku liria dhe demokracia janë të shenjta!

COMMENTS