fbpx

Valon Syla veçon diçka interesante nga takimi me Blinkenin: Kjo nuk ndodhi si zakonisht

HomeLajmeKosovë

Valon Syla veçon diçka interesante nga takimi me Blinkenin: Kjo nuk ndodhi si zakonisht

Gazetari Valon Syla ka thënë se e veçanta e takimit të krerëve të shtetit Vjosa Osmani dhe Albin Kurti të cilin e kishin me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken është se konferenca për media u dha para takimit, e jo pas tij.

Sipas tij kjo tregon se “takimi ka qenë protokolare e jo që ka pasur diçka specifike.

“Është interesant të veçohet nga takimi te Blinken se deklarimi për media ka ndodhë para takimit, dhe jo me pas takimit qysh bëhet zakonisht”, ka thënë Syla. “Spati asgjë specifike nga deklarimi i palëve, dhe nuk pati as deklarim qëndrimi me komunikatë zyrtare pas takimit, e lere më ndonjë komunikatë të përbashkët… që do të merrej si zotim i një çështje për ta nisur ose për ta zbatuar në vend, ose në politika rajonale”.

Ai po ashtu i ka cilësuar si patetike deklaratat “apo ju vjen inati që shkojë Albini në SHBA”.

Po ashtu Syla ka thënë se pas kësaj vizite duhet të monitorohen disa gjëra, nëse eventualisht janë marrë vesh për ndonjë gjë.

COMMENTS

x