fbpx

Valon Syla publikon një fotografi kur babai i tij u takua me Rugovën e Thaçin në ditën kur startuan bllokun në Kosova B

HomeKosovë

Valon Syla publikon një fotografi kur babai i tij u takua me Rugovën e Thaçin në ditën kur startuan bllokun në Kosova B

Gazetari, Valon Syla ka publikuar një fotografi të babit të tij, Ibrahim Rugovës e Hashim Thaçit ditën kur ka startuar për herë të parë blloku në Kosova B, në vitin 2000.

“Baba jem Agim A. Syla kur e ka startu bllokun në Kosova B, në vitin 2000… por atëherë, nuk qitshin hallve”, ka shkruar ai.

Ky reagim i tij vjen një ditë pas seancës së Kuvendit ku u diskutua rreth shtrenjtimit të energjisë elektrike.

Gjatë kësaj seance, deputeti i VV-së, Dimal Basha gjatë fjalimit të tij deklaroi se i ishte gëzuar shumë kthimit në funksionim të Bllokut B2.

“Unë jam gzu edhe kam shku edhe te kolegët e kam festu.Havëll kena përgatit, gëzim morë është kur është kthy në punë Blloku B2.Besoj se edhe ju jeni të gëzueshme sepse i shpëton Qeverisë njo 2 milionë euro në ditë.A ka rëndësi kriza për shkak se ju e keni pasur përpara dhe keni importu me 60 euro megavatë, e tash ka shku në 500”, tha ai dje.

COMMENTS

x