Ushtari ukrainas ka një selam për rusët që po përpiqen ta marrin Bakhmutin

0 minutes, 34 seconds Read

Ushtarët ukrainas po luftojnë dëshpërimisht për ta mbajtur Bakhmutin, qyteti ku po zhvillohen luftimet më të ashpra.

Rusia me muaj të tërë ka punuar për ta uzurpuar këtë qytet, transmeton Telegrafi.

Në anën tjetër, ushtarët e Ukrainës nuk po dorëzohen e më së miri e dëshmon një video që tregon një luftëtar që thotë se Bakhmuti është Ukrainë.

Në këto pamje ai shihet derisa zbret nga tanku i kamufluar dhe përsëriti gjithashtu frazën e famshme “Lavdi Ukrainës”.

Ukraina mund të nisë një ofensivë pas dy muajsh, sipas autoriteteve vendase./Telegrafi

Publikime te ngjashme