Ushtria ukrainase ka publikuar një video, përmes të cilës u dërgon mesazhe ushtarëve rusë që po luftojnë në këtë shtet evropian.

Ukrainasit që kanë marrë armët për të mbrojtur vendin, kishin nga një mesazh për forcat pushtuese, transmeton Telegrafi.

Një prej tyre tha se nuk duan t’i shohin trupat rus në vendin e tyre – madje u propozo që të ikin përndryshe do t’i vrasin të gjithë.

E një tjetër tha se Rusia që ka një popullsi prej 146 milionëve nuk po bën asgjë për të ndalur gjakderdhjen nën Ukrainë.

Ajo çfarë preku më së shumti të gjithë ata që patën rastin ta shohin videon është një burrë me mjekër, i cili thotë se një ushtri e rregullt, nuk vret gra, pleq e fëmijë – duke ia rikujtuar Kremlinit se vendi i tij kurrë nuk do t’ua falë./Telegrafi