fbpx

UP do t’u kërkojë ambasadave të huaja ta monitorojnë përzgjedhjen e rektorit të ri

HomeLajmeKosovë

UP do t’u kërkojë ambasadave të huaja ta monitorojnë përzgjedhjen e rektorit të ri

Kolegjiumi i dekanëve, nën udhëheqjen e ushtrueses së detyrës së rektores, Luljeta Plakolli-Kasumi, mbajti sot takim konsultativ dhe diskutoi rreth zhvillimeve të fundit në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Me këtë rast, Kolegjiumi i dekanëve i dha mbështetje të plotë ushtrueses së detyrës së rektores në përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive në këtë periudhë tranzitore, duke bërë kërkesë për proces transparent dhe meritor të përzgjedhjes së rektorit të ri të UP-së.

Kolegjiumi i dekanëve vendosi që Rektorati t’i kërkojë ambasadave të huaja në Kosovë dhe organizatave të shoqërisë civile që të monitorojnë procesin e zgjedhjes së rektorit/rektores së re, në mënyrë që të ushtrohet transparencë maksimale ndaj çdo faze të përzgjedhjes, përfshirë dhe vetë procesit intervistues.

Vetëm konsensusi me akterët monitorues në këtë proces përzgjedhës mund të ofrojë një kandidat meritor, prandaj i qëndrojmë besnik parimit të hapjes maksimale dhe mbikëqyrjes së meritës së secilit kandidat në mënyrë aktive.

Ndryshe, Naser Sahiti është shkarkuar kohë më parë nga pozita e rektorit të Universitetit të Prishtinës.