Connect with us

Lajme

Ukrainasja sulmohet në Beograd dhe i vizatohet në banesë shkronja Z, por ishte ajo që përfundoi në gjykatë prishje të rendit dhe qetësisë publike

Publikuar

me

Qytetarja ukrainase, Marija Vihivska ishte viktimë e një sulmi gjersa po gjykohet për dhunë dhe prishje të rendit e qetësisë publike, tha avokati i saj, Çedomir Stojkoviq, pas seancës së parë në Gjykatën Penale, e cila do të vazhdojnë më 6 shkurt në Beograd.

Stojkoviq dhe Vihivska pohojnë se, gjatë marrjes në pyetje nga policia, asaj nuk iu ofrua një përkthyes gjersa u detyrua të nënshkruante pranimin e fajësisë pa e ditur se çfarë po nënshkruante, dhe se policia e kreu punën e saj në një mënyrë jashtëzakonisht joprofesionale.

Vihivska pretendon se ajo dhe i dashuri në fakt janë sulmuar fizikisht nga fqinjët në pragun e shtëpisë së tyre dhe ata kanë hyrë në banesën e tyre në përpjekje për t’i vjedhur telefonin me të cilin ajo i regjistronte dhe ata supozojnë se arsyeja e sulmit ishte në fakt që ajo është nga Ukraina, raporton N1.

” alt=”” aria-hidden=”true” />

“Ajo që dimë dhe u tha në sallën e gjyqit është se menjëherë para këtij sulmi, shkronjat e agresionit rus kundër Ukrainës, pra shkronja Z, ishin shkruar në derën e ndërtesës së saj”, tha avokati.

Stojkoviq tha gjithashtu se është e vërtetë që shkronja Z është, për fat të keq, një pamje e zakonshme në fasadat në Beograd, por ai theksoi se në këtë rast ato simbole janë vizatuar pasi Marija u vendos në ndërtesë.

Ndryshe, asnjëherë nuk ka pasur ndonjë konflikt me fqinjët, nuk ka pasur asnjë bisedë të gjatë me fqinjët, nuk ka bërë asgjë të keqe për të konstatuar se sulmi ka ndodhur për ndonjë arsye tjetër.

Reklama