fbpx

Ukrainasit shkatërrojnë konvojin e tankeve ruse, publikojnë pamjet(VIDEO)

HomeLajmeBota

Ukrainasit shkatërrojnë konvojin e tankeve ruse, publikojnë pamjet(VIDEO)

Trupat ukrainase po vazhdojnë kundërofensivën, duke i shkaktuar humbje të mëdha ushtrisë ruse si në njerëz ashtu dhe në makineri luftarake.

Në aksionin më të fundit, ukrainasit kanë arritur të shkatërrojnë konvojin e tankeve ruse në një zonë të gjelbëruar në Donetsk.

Në videon e publikuar më poshtë, shfaqen tanket duke lëvizur në kolonë, kur befasisht goditen nga predhat që i shkrepnin ukrainasit.

Shpërthimet ishin aq të fuqishme, sa që mjetet e blinduara ruse shihen të shkatërruara plotësisht.

Në anën tjetër, Kievi publikoi pamjet edhe përmes kamerave termale që shfaqnin predhën duke ndjekur tanket ruse.

Në momentin që predha kishte kontakt me mjetet e blinduara, krijohej një top i madh i zjarrit si dhe më pas ngritej tymi i zi nga to.