Connect with us

Bota

Ukrainasit dekorojnë HIMARS-in për festë, ua “urojnë” rusëve Vitin e Ri, me sulme masive raketore ku vriten 400 ushtarë rus (Video)

Publikuar

me

Në një video që është postuar në rrjetet sociale, shfaqet sistemi raketor amerikan HIMARS që është dekoruar në frymën festive.

Ushtari ukrainas që shfaqet me kapelë të Babadimrit, tregon sesi po u dërgojnë “dhurata” rusëve, transmeton Telegrafi.

Sipas përshkrimit të videos në Telegram, raketat e shkrepura nga HIMARS-i kanë goditur pozicionet ruse në qytetin Makiivk.

E nga burime tjera është konfirmuar se në Makiivk është goditur qendra ruse e rekrutimit, ku nga ky sulm kanë humbur jetën 400 ushtarë rusë.

Sulmi me HIMARS e ka konfirmuar edhe vet Rusia, që njoftoi se cak i sulmit ishte qendra ruse e rekrutimit – duke mos specifikuar numrin e saktë të viktimave.

Sistemi i avancuar raketor amerikan HIMARS është dëshmuar si një armë efektive, e ushtria ukrainase ka në dispozicion 20 sosh që u janë dhënë nga qeveria amerikane dhe pritet që edhe 18 tjerë t’ju dërgohen.

Fjala është për lansuesin mobil të raketave që kanë precizitet të lartë. Deri më tani asnjë prej këtyre sistemeve raketore që i janë dhënë Ukrainës, nuk është shkatërruar nga rusët. /Telegrafi

Reklama