fbpx

Ukrainasit çlironjnë edhe tre qytete tjera strategjike

HomeLajmeBota

Ukrainasit çlironjnë edhe tre qytete tjera strategjike

Ushtria ukrainase njoftoi javën e kaluar se po fillon një kundërofensivë në rajonin e Kharkivit dhe në vetëm 48 orë pretendon se ka kapur 3000 kilometra katrorë territor, domethënë disa vendbanime që ishin nën pushtimin rus.

Kundërofensiva vazhdon në jug dhe Rusia po thërret ushtarët çeçenë për të ndihmuar trupat ruse të pushtuara.

Shumë e konsiderojnë përparimin e ushtrisë ukrainase të jashtëzakonshëm. Kundërsulmi në lindje çoi në hyrjen e trupave ukrainase në qytetet vitale të pushtuara më parë nga rusët, Izhyum dhe Kupyansk. Megjithatë, luftimet po zhvillohen ende jashtë këtyre qyteteve, raportoi BBC.

Rusët konfirmuan tërheqjen e forcave

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë konfirmoi tërheqjen e forcave të saj nga vetë Izhyum dhe Kupyansk në mënyrë që të “rigrupojnë” trupat në territorin e mbajtur nga separatistët e mbështetur nga Moska, raportoi TASS.

Ministria ruse konfirmoi gjithashtu tërheqjen e trupave nga qyteti i tretë kyç i Balaklia, për të “rritur përpjekjet” në frontin e Donetskut. Forcat ukrainase hynë në qytet të premten.

Në të njëjtën kohë, kreu i administratës së emëruar nga Rusia në rajonin e Kharkiv rekomandoi që njerëzit të evakuoheshin në Rusi për të “shpëtuar jetë”. Madje, pamjet në rrjetet sociale tregojnë radhë të gjata trafiku në pikat kufitare.

x