Ukraina rikthehet në ofensivë ushtarake në Kherson, ja momenti kur shkatërron makinën ruse me raketat e Perëndimit (Video)

1 minute, 0 seconds Read

Ukraina e drejtuar nga Volodymyr Zelensky duket se me furnizimet e reja me armë moderne nga Perëndimi është rikthyer në ofensivë ushtarake, tashmë për të rimarë rajonin e Khersonit.

Kievi ka pretenduar se forcat ukrainase po rimarrin rajonin e puhstuar nga forcat ruse hap pas hapi ndërsa po sulmojnë ushtrinë e Vladimir Putinit, ndërsa u shfaq një video dramatike e një ushtari ukrainas duke shkatërruar një makinë ruse.

Në një përditësim të inteligjencës të shtunën, Ministria e Mbrojtjes e Britanisë tha se luftime të rënda po zhvilloheshin në rajonin Kherson. Ndërsa Rusia po përdorte zjarr artilerie për të ngadalësuar përparimin ukrainas, Ministria e Mbrojtjes tha se linja e saj e furnizimit në lindje të lumit “gjithnjë e më shumë në rrezik”.

Videoja e sulmit, e kapur të shtunën, sugjeron se luftimet po nxehen dhe është demonstrimi i fundit i forcave ukrainase që shkatërrojnë me sukses automjetet ushtarake ruse me një raketë “Javelin”.

Publikime te ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *