fbpx

Ukraina publikon listën e armëve, për të cilat thotë se ka nevojë për t’i dhënë fund luftës

HomeLajmeBota

Ukraina publikon listën e armëve, për të cilat thotë se ka nevojë për t’i dhënë fund luftës

Një prej këshilltarëve të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, Mihailo Podolyak, ka publikuar listën e armëve që ka nevojë Ukraina për t’i dhënë fund luftës në këtë vend.

Ai madje përmes një postimi thotë se është shprehur i drejtpërdrejtë me kërkesën e tij sa i përket armëve, për të cilat kanë nevojë të mbrohen nga agresioni rus, transmeton Telegrafi.

“Do të jem i drejtpërdrejtë: Për t’i dhënë fund luftës dhe dëbuar forcat ruse nga Ukraina, kemi nevojë për armë të rënda”, ka shkruar Podolyak në llogarinë e tij në Twitter.

Më poshtë ju sjellim listën e plotë të armëve që sipas tij ka nevojë Ukraina:

1000 topa howitzer të kalibrit 155 mm

300 MLRS- (sistem raketor)

500 tanke

2000 mjete të blinduara

1000 dronë. /Telegrafi

COMMENTS

x