UÇK-ja duhet të largohet nga përplasjet politike dhe fjalori elektoral

HomeLajmeKosovë

UÇK-ja duhet të largohet nga përplasjet politike dhe fjalori elektoral

Shkruan: Genc Prelvukaj
Ushtria Çlirimtare e Kosoves duhet te largohet perfundimisht nga diskutimet, përplasjet partiake dhe fjalori elektoral. Ajo nuk duhet tê shërbejë as si strehë për disa antarë të saj që kanë devalvuar moralisht, mirëpo edhe as si mjet i brezit të ri për të goditur kundërshtarët politikë, karriera e të cilëve ka lindur me luftēn.
Mënyra më e mirë për ta respektuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, janë ngritja e muzeumeve, botimet shkencore, konferencat dhe veprime të llojit të ngjajshëm. Përfshirja e saj, njëzet e dy vite pas demobilizimit, në gjuhën e politikës ditore, si nga njëra anë ashtu edhe tjetra, është gabim.

COMMENTS