fbpx

U publikuan lajme të rrejshme se Driton Selmanaj ka udhëtuar me familje, reagon Zv.kryeministri

HomeLajmeKosovë

U publikuan lajme të rrejshme se Driton Selmanaj ka udhëtuar me familje, reagon Zv.kryeministri

Sot në rrjete sociale qarkulloi lajmi se familja (gruaja dhe fëmija) e zëvendëskryeminstrit Driton Selmanaj kanë udhëtuar së bashku për në Uashington.

Mirëpo, këtë lajm e ka demantuar vetë zëvendëskryeministri Selmanaj për klankosova.tv, duke thënë se kjo është vetëm një gënjeshtër.

“Gënjeshtër e llojit të atyre që vetëm shqiptarë vështirë mund t’i quaj”, ka thënë Selmanaj.

Selmanaj gjithashtu ka thënë se në foto janë udhëtarët, që sipas tij nuk e di as se çfarë kombësie u takojnë.

“Ne kemi udhëtuar me bileta të klasit ‘economy’ dhe prandaj kemi dalë bashkë me të gjithë udhëtarët e tjerë”, ka thënë Selmanaj.

COMMENTS