Kosovë
U përmend në Hagë nga Nasim Haradinaj, flet Milaim Zeka
Ish-nënkryetari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj po vazhdon dëshminë në Speciale në lidhje me akuzat që rëndojnë mbi të për pengim të drejtësisë.
Në momentin që prokurori e lëshoi një pjesë nga debati ku Haradinaj ishte pjesëmarrës, aty u përmend edhe gazetari Milaim Zeka.
Për këtë të fundit, Haradinaj tha se ka ndryshuar mendim, pasi që në fillim mendonte se OVL UÇK i ka nxjerrur dokumentet.
“E ka ndryshu mendimin, sepse na ka akuzu neve për këto. Është një prej gazetarëve që të bën nervoz dhe don me nxjerr diçka”, ka thënë ai.
Zeka, në një prononcim për lajmi.net, ka thënë se nuk dëshiron t’i komentojë deklaratat e tij, mirëpo ka ripotencuar se e kishte paralajmëruar Haradinajn se do ta arrestojë Specialja.
“Çka të thotë Nasimi, është i akuzum, për mu është krejtë normale. Nasimit i kom kallëzu në studio, i kam thanë që kanë me të arrestu. Në studio jemi kanë bashkë me Nasimin, Nasimin e kam mik dhe shok e familjar. S’kam çka me komentu. E di një diçka që Nasimin, publikisht, në studio televizive, e kom paralajmëru që kanë me e arrestu. Pse? Se jom kanë vetë i akuzum e i arrestum prej EULEX-it për të njëjtat gjana si Nasimi”, deklaroi ai.
Ish-kreu i OVL-UÇK-së akuzohet për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.
