Kryeministri Avdullah Hoti dje ka dalë pozitiv me coronavirus. Por ai është kritikua se theu protokollet dhe nuk u izolua.
Një akuzë të tillë sot e ka bërë deputetja Mimoza Kusari – Lila, e cila tha se bëri të kundërtën e protokollit që sugjeron që prej testimit deri tek marrja e rezultatit, personi të izolohet.
Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i Avdullah Hotit.
Ai tha se testimin e ka bërë të dielën rreth orës 16:00. Hoti ka thënë se në momentin që është testuar është izoluar në pritje të rezultatit.
Postimi i tij i plotë:
Edhe pse nuk kam pas asnje shqetesim serioz, me paraqitjen e nje kolle te lehte te dielen, bashkepunetoret me rekomanduan te testohem. Testimin e kam bere te dielen rreth ores 16.
Ne momentin qe jam testuar, jam izoluar ne pritje te rezultatit, pasi keshtu eshte protokolli i rekomanduar nga mjeket.
Sapo e kam marre rezultatin, e ka m bere publik. Kushdo qe deklaron ndryshe nuk e thote te verteten.
COMMENTS