Turqia bllokon anëtarësimin e Suedisë në NATO

0 minutes, 56 seconds Read

Turqia ende nuk ka dhënë një përgjigje të prerë në lidhje me ratifikimin e ligjeve në parlament që i hapin rrugë anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO.

Është duke i kaluar koha për ratifikim të ligjeve për anëtarësim të Suedisë dhe Finlandës në NATO, para se të mbajë zgjedhjet në maj, ka thënë Ibrahim Kalin, Zëdhënës i presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, tha këtë të shtunë se ratifikimi varet nga shpejtësia e Stokholmit për të përmbushur premtimet kundër-terrorizmit, që janë të përfshira në marrëveshjen me Ankaranë.

“Stokholmi është plotësisht i përkushtuar në zbatim të marrëveshjes së nënshkruar vitin e kaluar në Madrid, mirëpo shtetit i duhen edhe gjashtë muaj tjerë për të nënshkruar ligjet e reja që do t’i lejonin sistemit gjyqësor që të zbatojë definicionet e reja për terrorizmin. Nuk jemi në pozicion për të dërguar ligjin e ratifikimit në parlament”, ka thënë Kalin në një konferencë për media në Stamboll.

Publikime te ngjashme