Trusti sot në Kuvend, ky është rendi i ditës

1 minute, 5 seconds Read

Sot në Kuvendin e Kosovës do të shqyrtohet në lexim të parë Projektligji për Trustin. Seanca pritet të nis nga ora 10:00.

Demokracia.com ka siguruar rendin e ditës për seancën e sotme ku pika e 4 do të jetë Shqyrtimi i parë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr.04/L-101 për Fondet Pensionale të Kosovës.

Në rendë ditë në këtë seancë është edhe Shqyrtimi i raportit përfundimtar të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e vendimmarrës në sektorin e energjisë për periudhat 2006-2022.

Ndryshe, PDK në vazhdimësi ka kërkuar që të lejohet edhe një tërheqje tjetër nga Trusti, për siç thonë ata t’u dalë në ndihmë qytetarëve.

Ndërkohë, nga Vetëvendosje janë deklaruar edhe njëherë se nuk do të votojnë pro tërheqjes së mjeteve financiare nga Trusti.

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari Lila, pas mbledhjes së Kryesisë theksoi se të mërkurën do të shqyrtohen projektligjet nga seancat e kaluar, kurse të enjten do të jetë në rend dite tërheqja e trustit. Për këtë të fundit, ajo tha se Grupi Parlamentar i VV-së nuk e mbështet. /Demokracia.com/

Ky është rendi i ditës:

Publikime te ngjashme