Connect with us

Kosovë

Trump nis luftën personale me Jack Smith, përmend arrestimin e Hashim Thaçit

Publikuar

me

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka bërë një reagim ndaj ish-prokurorit special të Gjykatës Speciale, Jack Smith, pasi ky i fundit është angazhuar nga SHBA-ja për hetimet që do të bëhen kundër vetë Trumpit.

Trump e ka cilësuar Smithin si një person që e “urren Trumpin”.

Ndërkohë ka cituar edhe ish-emisarin Richard Grenell, për të cilin thotë se i ka treguar se Smith e ka burgosur një zyrtarë të lartë vetëm pse ka qenë një person me qasje pozitive ndaj Trumpit.

Trump me shumë gjasë ka aluduar në ish-presidentin Hashim Thaçi të cilit iu ngrit aktakuzë nga Prokuroria Speciale e Hagës derisa ishte në aeroplan dhe po udhëtonte drejt Shtëpisë së Bardhë për takimin me Vuçiqin që do të ndërmjetësohej nga vetë Donald Trump.

“Si prokuror në Evropë, sipas Ric Grenell, ai burgosi një zyrtar të lartë vetëm pse ishte një person me qasje pozitive ndaj Trump”, ka shkruar Trump, duke thënë se Smith dhe rreth i tij njihen për “urrejtës të çmendur të Trumpit”.

Reklama