fbpx

Trump bën një premtim të madh: Vaksinën anti-Covid do ta kemi para zgjedhjeve të nëntorit

HomeLajmeBota

Trump bën një premtim të madh: Vaksinën anti-Covid do ta kemi para zgjedhjeve të nëntorit

Presidenti amerikan Donald Trump ka rritur shpresat për një vaksinë të mundshme të shpejtë ndaj Covid-19, duke lënë të kuptohet se një e tillë mund të jetë e gatshme “shumë më shpejt” sesa fundi i vitit.

I pyetur nga gazetari Geraldo Rivera, se kur mund të ishte në dispozicion të amerikanëve një vaksinë Covid-19, Trump premtoi: “Më shpejt se fundi i vitit, mund të jetë shumë më shpejt”.

Kur Rivera e pyeti nëse kjo do të thoshte “më shpejt se 3 Nëntori – Dita e Zgjedhjeve”, Trump e pohoi duke thënë se diçka e tillë mund të ndodhte rreth asaj kohe.

Disa vende në Europë e Rusia kanë nisur tashmë testimet për vaksina të ndryshme ndaj koronavirusit të ri por ende nuk ka një kurë të miratuar ndërkombëtarisht.

COMMENTS

x