Tronditët Serbia| Drejtori i BIA-s ka qenë në kontakt me prodhuesin e drogës, përmendet edhe Vuçiqi

HomeLajmeRajoni

Tronditët Serbia| Drejtori i BIA-s ka qenë në kontakt me prodhuesin e drogës, përmendet edhe Vuçiqi

Gazetarja e BIRN-it dhe “Vremes” pretendon se drejtori i Agjencisë së Sigurisë Informative të Serbisë (BIA) ka qenë në kontakt me pronarin e “Jovanjica” Predrag Koluvija, i akuzuar për prodhimin e marijuanës.

Çështja “Jovanjica”, ku ka dy aktakuza, njëra kundër pronarit të kompanisë, Predrag Koluvija, i cili akuzohet për prodhimin dhe shitjen e tonelave marijuanë dhe tjetra ndaj anëtarëve të shërbimeve inteligjente të BIA-s dhe VOA-s (shërbimi inteligjent ushtarak), që shkaktoi përmbysje të plotë. I akuzuari Koluvija po bëhet yll mediatik, ndërsa polici që udhëhoqi aksionin ishte në shënjestër të prokurorisë dhe mediave të afërta me pushtetin e Vuçiqit.

Gazetarja e BIRN-it dhe “Vremes”, Jelena Zoriq, e ndoqi këtë rast që në fillim:

“E prisja sulm ndaj policit (Sllobodan Milenkoviq), sidomos kur fillon gjykimi për ‘Jovanjica 2’. Mirëpo, nga 16 shqyrtimet kryesore (në prokurori) të parapara, 15 u shtynë… Pra, ‘Jovanjica 2’ nuk ka filluar ende, dhe se ‘Jovanjica 3’ ka shumë gjasa që të mos ndodhë fare”, thotë Jelena Zoriq.

Predrag Koluvija dhe Vladimir Gjukanoviq
A është fushata kundër Milenkoviqit, shefit të Departamentit për Ndalimin e Narkotikëve të Policisë së Beogradit, një hakmarrje apo në fakt një shllungë tymi që duhet të fshehë disa gjëra?

“Kush ka interesin më të madh që të çojë gjithçka në një drejtim tjetër? Fillimisht u mbulua dhe më pas lindi pyetja nëse Koluvija e thirri Andrej Vuçiqin (vëllai i presidentit serb) gjatë arrestimit. Ishte sikur dikush ia kishte rregulluar atë pyetje opozitës. Ishte sikur të vinte nga ish-shefi i qendrës së Beogradit- BIA, Mirko Shkero, i cili ishte edhe në krye të monitorimit të opozitës, ishte një perde perfekte për ta, Andrej Vuçiq nuk është në Jovanjicë, por ai rrotullim i shkon më shumë shërbimit, sepse askush nuk i përmend ndërsa përmendet emri i Andrej Vuçiqit. Dikush ka patur interes të ishte aty, jo vetëm opozita. Kemi informacione se Bratislav Gashiq (drejtori i BIA-s) ka qenë në kontakt me pronarin e Jovanjicës, Koluvija. Pra kush ia bëri vlerësimin e sigurisë, Gashiqit, pra ka qenë në kontakt telefonik me Koluvijen një vit e më shumë. Nëse nuk është e vërtetë le të më padis Gashiqi, dhe telefonat e Koluvijas le të kontrollohen përsëri, por jo të më padis e të mos vije në Gjykatë”, shpjegon gazetarja Jelena Zoriq.

Bratislav Gashiq

Ajo shton gjithashtu se ish-shefi i qendrës së BIA-s të Beogradit, Mirko Shkero, është takuar me Koluvijen në Teatrin “Zvezdara”.

“Ekziston një dokument për takimin mes drejtorit të VOA-s dhe Predrag Koluvijes. Të gjithë bëjnë sikur janë të vdekur. Si mund të heshtni për diçka të tillë? Nëse shefi i Agjencisë së Inteligjencës Ushtarake – VOA (Zoran Stojkoviq) është në kontakt me njeriun kundër të cilit po zhvillohej procedimi në Novi Sad në atë moment, ai është një kontrabandist i kivit, i cili është dënuar disa herë jashtë vendit… Kreu i VOA-s, Zoran Stojkoviq nuk mund ta lejojë veten të shkojë në një takim me Predrag Koluvijen, pa lejen e ministrit të Mbrojtjes në atë kohë, që ishte Aleksandar Vulin, nëse nuk e kanë lejuar, Stojkoviq duhet të shpjegojë atë takim, dhe nëse ka marrë leje, atëherë Vulin duhet të shpjegojë shumë më tepër gjëra”, pohon gazetarja e “Vremes”.

Ajo shprehet se Koluvija ka të drejtë të mbrohet si të dojë.

“Nëse e gjithë kjo është e vërtetë dhe do të tregohet nëse është e vërtetë apo jo, nëse drejtori i BIA-s ka folur me Koluvijen, nëse kreu i VOA-s ka folur me Koluvijen, nëse ish-ministri i Ushtrisë dhe ministri aktual i Brendshëm, Aleksandar Vulin e dinte këtë. Po të ishte kështu, ata janë analfabetë sigurie nëse nuk e dinin, po ta dinin, kemi një skandal korruptiv të përmasave botërore. Epo cili shërbim i huaj do të shkëmbejë informacion me ne. Prandaj është në interes të grupit të policëve që e ekspozuan të diskreditohet, prandaj ndaj tyre po zhvillohet gjueti”, pohon Jelena Zoriq.

Çfarë ka ndodhur në Jovanjica?

Maja Bjelos nga Forumi i Sigurisë në Beograd ka thënë se një inspektor policie në Serbi me emrin Sllobodan Milenkoviq ka zbuluar një rrjet të distribuimit të drogës që përfshin presidentin serb dhe vëllain e tij.

Sipas ekspertes së sigurisë, Bjelos, në Serbi po diskutohet ekzekutimi i mundshme i këtij inspektori policor.

“Tema kryesore në Serbi është ekzekutimi i mundshëm i inspektorit të policisë i cili zbuloi se presidenti serb dhe vëllai i tij janë të përfshirë në prodhimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike përmes një rrjeti qeveritar. ministra, oficerë të ushtrisë dhe inteligjencës dhe kriminelë”, ka shkruar ajo.

COMMENTS

x