Trinjakët lindën me koronavirus, prindër dalin negativ

HomeKuriozitete

Trinjakët lindën me koronavirus, prindër dalin negativ

Trinjakët e lindur para kohe në Meksikë patën rezultate pozitive në testin për COVID-19, megjithëse të dy prindërit nuk kanë sëmundje, tha sot ministrja e Shëndetësisë Potosi Martinez.

Autoritetet shëndetësore thonë se çështja është “e padëgjuar” dhe një “veprim i rëndësishëm shkencor”. Disa burime të mundshme të infeksionit, siç është qumështi i gjirit, tani po hetohen.

“Meqenëse kemi rezultate negative të testeve PCR të kryera te të dy prindërit, çështja është edhe më e rëndësishme, jo vetëm për hetimin e kryer nga mjekët tanë në vend, por edhe për hulumtime globale mbi sjelljen e vetë virusit”, tha ministrja Potos Monica Liliana Rangel Martinez.

Trinjakët janë lindur në spitalin qendror “Ignacio Morones Prieto” dhe janë në gjendje të qëndrueshme. Autoritetet thonë se njëri prej foshnjave zhvilloi një infeksion të frymëmarrjes, por “reagon mirë ndaj antibiotikëve”. Nëna e tyre po shërohet gjithashtu në spital.

Loading...