Tre telefonat më të qëndrueshëm që mund t’i blini në vitin 2021

HomeTech

Tre telefonat më të qëndrueshëm që mund t’i blini në vitin 2021

Rezistent ndaj ujit, rënies dhe goditjeve, faqja Tech Advisor ka vendosur të zgjedhë telefonat më të mirë për të gjithë ata që punojnë në kushte ekstreme, merren me sporte ekstreme ose thjesht nuk kanë fat me telefona.

Telefonat inteligjentë nuk zgjasin përgjithmonë. Shumë prej nesh shpresojnë se ata do të jenë në gjendje të mbijetojnë për një ose dy vjet, ose derisa të skadojë detyrimi kontraktual.

Sidoqoftë, për shkak të materialeve gjithnjë e më luksoze të përdorura në ndërtimin e telefonit dhe ekraneve në rritje, rreziku i prishjes së telefonit tuaj inteligjent është rritur ndjeshëm.

Dhe kjo nuk është aspak diçka që çdo përdorues i telefonave inteligjent e dëshiron, veçanërisht pasi riparimi mund të jetë shumë i shtrenjtë.

Nga ana tjetër, telefonat e qëndrueshëm të sotëm jo vetëm që ofrojnë rezistencë maksimale ndaj ujit, pluhurit, pikave dhe goditjeve të tjera që mund t’i dëmtojnë ato, por gjithashtu vijnë me performancë serioze, karakteristika të përparuara dhe kamera cilësore, transmeton Telegrafi.

Kjo është arsyeja pse Tech Advisor ka zgjedhur telefonat më të qëndrueshëm që mund të blini në 2021.

CAT S62 Pro

Ndryshe nga telefonat e tjerë rezistentë që shpesh duken për nga forma të çuditshëm, CAT ka bërë një mrekulli të vërtetë me dizajnin e këtij modeli.

CAT S62 Pro vjen me certifikimin IP 68 që ofron rezistencë maksimale ndaj ujit, pluhurit dhe papastërtisë, por edhe standardin ushtarak MIL-STD-810H që plotëson kërkesat më të kërkuara të ushtrisë amerikane.

Ekziston edhe Gorilla Glass 6 i cili mbron ekranin 5.7-inç Full-HD, trupin e aluminit, baterinë 4,000mAh, por edhe një procesor 8-bërthamor 2GHz Qualcomm Snapdragon 660 i shoqëruar me 6 GB RAM dhe 128 GB memorie të brendshme.

Doogee S88 Pro

Ky model nuk do të kënaqë të gjitha nevojat tuaja, përveç nëse jeni duke kërkuar për një model specifik të telefonit – një telefon inteligjent që është krijuar për t’u përdorur në natyrë dhe kushte ekstreme.

Doogee S88 Pro kombinon performancën solide me modifikimet interesante të softuerit.

E keqja është kamera, sepse nuk vjen me një performancë siç duam ne, por ka edhe çertifikatë IP68, pra rezistent ndaj ujit, NFC dhe karikim pa tel.

Për shkak të gjithë kësaj, Doogee është një zgjedhje solide për të gjithë adhuruesit e natyrës, por nuk do të kënaqë pjesën tjetër të klientëve.

AGM X3

AGM X3 jep një performancë solide dhe një dizajn tërheqës.

Ka një ekran 5.99 inç Gorilla Glass 5, ka një procesor Snapdragon 845 që garanton një performancë të kënaqshme.

Sidoqoftë, niveli i mbrojtjes që ofron ky model është pak më i ulët se konkurrenca.

Ekziston edhe një bateri 4,100mAh, mbështetje për karikimin e shpejtë dhe opsionet e karikimit pa tel.

Si të zgjidhni telefonin e duhur të qëndrueshëm?

Nëse jeni duke kërkuar për një telefon si ky, por nuk jeni të sigurt se çfarë gjërash duhet t’i kushtoni vëmendje, ne ju japim disa këshilla që mund t’ju ndihmojnë të bëni zgjedhjen më të mirë.

Certifikimi IP68 zbulon se telefoni mund të përballojë zhytjen në ujë deri në një thellësi prej 1 metri për 30 minuta – ndoshta më thellë dhe më gjatë, por ju atëherë keni përgjegjësi për të.

Kur bëhet fjalë për dizajnin, me modelet më të qëndrueshme, skajet rreth ekranit ngrihen për ta mbrojtur atë nëse telefoni bie me ‘fytyrën e tij’.

Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme që ekrani të ketë mbrojtje të mirë si Gorilla Glass 5, idealisht Gorilla Glass 6 – megjithëse ka edhe modele me mbrojtje më të ulët./Telegrafi

COMMENTS