fbpx

Trajkoviq thotë se është e hapur dhe do ta konsideronte ofertën e Kurtit për të hyrë në parlament

HomeLajmeKosovë

Trajkoviq thotë se është e hapur dhe do ta konsideronte ofertën e Kurtit për të hyrë në parlament

“Do të shqyrtoja një ofertë për pozitën e zëvendëskryeministrit, por në të njëjtën kohë do të kërkoja edhe garanci nga Albin Kurti”, ka deklaruar politikania serbe Rada Trajkoviq.

Tarjkoviq deklaron se “si dikush që ka marrë pjesë në zgjedhjet e fundit në Kosovë, do ta konsideronte këtë ofertë”.

“Por unë do ta pranoja vetëm nëse zoti Kurti garanton dhe respekton plotësisht dhe pa rezerva të drejtat kushtetuese të komunitetit tonë”, tha Trajkoviq, kryetare e Lëvizjes Evropiane të Serbëve të Kosovës.

Ajo thotë se “ruajtja e Kosovës multietnike dhe mbrojtja e Marrëveshjes së Brukselit janë synime më të mëdha dhe më të rëndësishme se secili prej nesh individualisht”.

“Unë kam qenë e ekspozuar ndaj sulmeve të regjimit serb (që në atë kohë përfshinte edhe z. Vuçiq) kur u anëtarësova në Këshillin e Përkohshëm Administrativ të UNMIK-ut si përfaqësuese e serbëve në vitin 2000, kështu që tashmë e di se si është të sakrifikosh personalisht për stabilitetin dhe barazinë e Kosovës”, thotë ajo.

Në zgjedhjet e fundit, lista serbe doli me 20 kandidatë, disa prej të cilëve mund të zëvendësojnë deputetët që dhanë dorëheqje dje..

“Nëse nuk e pranojnë postin e deputetit të Kuvendit të Kosovës, kjo pozitë u ofrohet kandidatëve nga lista e subjekteve tjera politike që kanë pasur numrin më të madh të votave dhe të cilët kanë deklaruar se përfaqësojnë interesat e komunitetit serb.