Tragjedi për Euron, kjo gjë s’i kishte ndodhur nga viti 2002

HomeLajmeKosovë

Tragjedi për Euron, kjo gjë s’i kishte ndodhur nga viti 2002

Frika në rritje për një recesion në eurozonë e shtyn euron në nivelin më të ulët kundrejt dollarit amerikan që nga viti 2002.

Monedha e vetme e Bashkimit Europian është zhytur në nivelin e saj më të ulët kundrejt dollarit amerikan që nga viti 2002, pasi të dhënat tregojnë për një rrezik në rritje të recesionit në eurozonë, shkruan Al Jazeera, përcjell Express.

Euro ‘u zhyt’ të martën ndërsa investitorët shikonin rritje agresive të normave të interesit nga Rezerva Federale e SHBA-së në luftën e saj kundër inflacionit, në kontrast me Bankën Qendrore Europiane e cila planifikon rritje më modeste.

Pak para orës 09:00, Euro ra në 1,0306 dollarë, duke kërcënuar një shtytje drejt barazimit me dollarin amerikan për herë të parë që nga krijimi i monedhës më 1999.

Rritja ekonomike në eurozonë u pengua në qershor, tregoi një sondazh të martën.

COMMENTS

x