Tragjedi në Mitrovicë: 15-vjeçari vdes pasi ra nga një ndërtesë

0 minutes, 41 seconds Read

Një 15-vjeçar ka rënë nga një ndërtesë në rrugën “Luan Haradinaj” në Mitrovicë dhe si pasojë e plagëve të marra ka vdekur.

Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale të Mitrovicës, Avni Zahiti.

Zahiti ka treguar se rasti është hapur në polici si “hetim i vdekjes” dhe trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

“Sot, rreth orës 13:00, është raportuar se në rrugën ” Luan Haradinaj”, në Mitrovicë, nga një ndërtesë ka rënë viktima rreth 15 vjeçar, ku si pasojë e lëndimeve viktima B.S., ka humbur jetën. Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kan nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit. Me urdhër prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”.

Publikime te ngjashme