Connect with us

Kosovë

Tomë Gashi jep paralajmërimin e fuqishëm: Gjykimi i ish-krerëve në Hagë do zgjasë shumë vite – ja kush është në shënjestër!

Publikuar

me

Gjykimi ndaj ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës pritet të fillojë më 1 mars të këtij viti.

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka thënë se është e gatshme që gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi të fillojë më 1 mars të këtij viti.

Gjatë konferencës së fundit përgatitore, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) tha është gati të fillojë gjykimin, pavarësisht volumit të punës, procedurave dhe dokumenteve që duhet të shqyrtohen.

Gatishmërinë për fillim të gjykimit në muajin mars kanë shprehur edhe avokatët mbrojtës të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ish-kryetarit të Kuvendit Jakup Krasniqi dhe ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës Rexhep Selimi.

E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur avokati Tomë Gashi.

Gashi thotë që gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së, është paraparë që më 1 mars të filloj mirëpo që mund të ndodhë që do të ketë edhe vonesa.

“Gjykimi në rastin e Thaçit dhe të tjerëve pas konferencës statutore të mbajtur më 17 janar është vendosur të mos filloj siç ishte paraparë më 1 mars të këtij viti po më pas datës 21 mars. Por as kjo datë nuk është definitive sepse do të ketë edhe një konferencë paraprake – statutore para fillimit të gjykimit.

Sido që të jetë tani jemi në vitin e tretë nga arrestimi i Thaçit, Selimit, Krasniqi dhe Veseli dhe vonesa për disa javë nuk do të thotë asgjë posaqërisht kur për shtyerje të seancës së parë janë pajtuar edhe prokuroria edhe mbrojtja”, u shpreh ai.

Më tej, Gashi thekson që ky gjykim do të jetë I zgjatur dhe do të jetë i dhimbshëm dhe plotë emocione nga të gjitha palët.

“Tani unë besoj se gjykimi do të zgjasë disa vite, ndoshta 4 e më shumë sepse kemi mbi 1 milionë faqe prova që prokuroria i ka bashkangjitur aktakuzës dhe kemi mbi 300 dëshmitarë që janë përmend që do të dëshmojnë gjatë seancave gjyqësore. Duhet ta kemi parasyshë që seancat mbahen në anglisht dhe përkthehen shqip dhe në gjyqe të tjera kur ka dëshmitarë apo të dëmtuar që nuk janë shqiptarë. Dhe për këtë gjykim do të jetë i stërzgjatur i dhimbshëm dhe plotë emocione nga të gjitha palët”, shton avokati.

Sipas avokatit do të ketë akatkuza të tjera, do të ketë për ata që kanë dëmtuar shtetin tonë.

“Gjykata Speciale fatkeqësisht nuk do ta mbyllë punën me vetëm dy akuza, me vetëm dy gjykime atë të Salih Mustafës, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, si dhe Kadri Veseli por do të ketë aktakuza të tjera dhe fajin për dëmet që po i bëhen kombit tonë, shtetit tonë dhe të gjithë shqiptarëve kudo që janë e kanë deputetë që më 3 gusht 2015 votuan këtë Gjykatë disa edhe pa e lexuar nenin 1 të ligjit për këtë të keqe që ja bëmë vetës në emër të lirisë”, përfundoi Gashi për “Bota sot”.

Reklama