Connect with us

Kosovë

Tom Gashi shpërndau “fake news” dhe e fshiu menjëherë pasi u bë horë

Published

on

Avokati i njohur për afërsinë më VV-në, Tomë Gashi, sot shpërndau një lajm të rremë .

“Opozita më shumë pajtohet më Beogradin se më vendimet e Qeverisë”, ishte fotoja që kishte shpërndarë Gashi duke ia vënë mbishkrimin “kuku për ne”. Por, pasi u bë horë Gashi fshiu postimin.

Avokati Tomë Gashi, më shumë njihet si avokati i Vetëvendosjes në profilin e tij në “Facebook” ai kishte shpërndarë një lajm të rremë.

“Opozita më shumë pajtohet më Beogradin se më vendimet e Qeverisë”, është fotoja që ka shpërndarë Gashi. Edhe pse qartazi mund të shihet se një deklaratë e tillë është modifikuar. Një gjë e tillë nuk është thënë asnjëherë nga ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier.

Aleatët ndërkombëtar vazhdimisht janë duke kërkuar nga Qeveria e Kosovës që ta shtyj vendimin për targat. Një krisje të madhe të raporteve është vërejtur mes SHBA-ve dhe Qeverisë së Kosovës.

Advertisement