Tifozi shqiptar në Wembley: Arnautovic të fala mamit

HomeShqiperi

Tifozi shqiptar në Wembley: Arnautovic të fala mamit

Tifozi shqiptar në Wembley: Arnautovic të fala mamit

Në “Wembley” të Londrës po zhvillohet ndeshja e 1/8 së finales mes Italisë dhe Austrisë.

Çka ra në sy në këtë ndeshje ishte një shqiptar në stadium i cili kishte pasur një pankartë me mbishkrimin “Arnautovic të fala mamit”.

Futbollisti me prejardhje serbe i Austrisë, Marko Arnautovic, përdori fyerje raciste ndaj një futbollist shqiptar të Maqedonisë së Veriut në një ndeshje të Kampionatit Evropian 2020.

Arnautovic i reagoi Alioskit pasi shënoi duke e sharë “Ta q**sha nënën shiptar”, duke e përdorur termin fyes dhe racist të serbëve ndaj shqiptarëve.

Ai më pas u suspendua nga UEFA me një ndeshje moslojë.

COMMENTS