fbpx

Thënie të Chaplinit: Një ditë pa qeshur, është një ditë e çuar dëm

HomeKulturë

Thënie të Chaplinit: Një ditë pa qeshur, është një ditë e çuar dëm

  • Karakteri i vërtetë i një burri shfaqet kur ai është i dehur.
  • Që të qeshësh me të vërtetë, duhet ta marrësh dhimbjen tënde dhe të luash me të!
  • Më pëlqen gjithmonë që të eci në shi, kështu askush nuk do të më shohë duke qarë.
  • Jam në paqe me Zotin; konflikti im është me Njeriun.
  • Mendojmë shumë dhe ndjejmë pak.
  • Një prej ironive të jetës është që të bësh gjënë e gabuar, në momentin e duhur.
  • Asgjë nuk është e përhershme në këtë botë të ligë – as edhe telashet.
  • Në fund, çdo gjë është një shaka.
  • Imagjinata nuk është asgjë, pa veprimin.
  • Dhimbja ime mund të jetë arsyeja për të qeshurën e dikujt. Por, e qeshura ime nuk duhet të jetë kurrë arsyeja për dhimbjen e dikujt.
  • Të ndihmosh një mik në nevojë është e kollajtë, por t’i japësh atij kohën tënde nuk është gjithmonë e favorshme.
  • Gjëja më e trishtë që mund të imagjinoj është që të mësohem me luksin.
  • Nuk do ta gjesh asnjëherë ylberin, nëse sheh poshtë.
  • Unë mbetem një gjë, dhe vetëm një gjë, dhe kjo është një kloun. Më vendos në një avion shumë më të lartë sesa çdo politikan.
  • Fjalët nuk kushtojnë. Gjëja më e madhe që mund të thuash është “elefant”.
  • Ne të gjithë duam të ndihmojmë njëri-tjetrin. Të tilla janë qeniet njerëzore. Duam të jetojmë me lumturinë e njëri-tjetrit, jo me mjerimin e njëri-tjetrit.
  • Mbaje mend: gjithmonë mund të përkulesh dhe të mos kapësh asgjë në tokë.
  • Jeta është tragjedi kur e sheh nga afër, por kur e sheh nga larg është një komedi.
  • Pushteti të duhet vetëm kur duhet të bësh diçka të dëmshme, përndryshe dashuria mjafton për të bërë çdo gjë.
  • Dështimi është i parëndësishëm. Duhet kurajë për t’u shfaqur si budalla.
  • Për çfarë të duhet një kuptim? Jeta është një dëshirë, jo një kuptim.
  • Jeta do të ishte e mrekullueshme nëse njerëzit do të mund të të linin rehat.
  • Aktorët kërkojnë refuzimin. Nëse nuk e marrin, e refuzojnë vetveten.
  • E qeshura është zbutësi i dhimbjes. /Njëshi/

COMMENTS