fbpx

Thaçi i bënë thirrje qeverisë që të braktisë dialogun pasi BE-ja shihet qartë se ka marr anë!

HomeLajmeKosovë

Thaçi i bënë thirrje qeverisë që të braktisë dialogun pasi BE-ja shihet qartë se ka marr anë!

Ish zëvendësministri i Arsimit, Jusuf Thaçi konsideron se Bashkimi Evropian sot në emër të Serbisë e ka refuzuar kërkesën e Kurtit për fillimin e bisedimeve për marrëveshje finale,

Kështu sipas tij, BE-ja ka marrë anë, qartazi është pozicionuar në anën e Serbisë dhe për këtë duhet të braktiset dialogu që zhvillohet me ndërmjetësimin e BE-së.

Postimi i plotë:

Kryeministri Kurti sot në Bruksel paska propozuar që Kosova ta pezullojë vendimin për targat ilegale me kusht që Serbia të ndalojë së prodhuari targa ilegale për Kosovë dhe me kusht që BE ta fillojë procesin e bisedimeve për marrëveshje finale mes Kosovës e Serbisë bazuar në planin “franko-gjerman” (në fakt, kryeministri Kurti me këtë qenka pajtuar me kërkesën e SHBA-së që ta pezullojë vendimin për targat për t’i dhënë një shancë dialogut dhe marrëveshjes përfundimtare).

Serbia e paska pranuar kushtin për mosprodhim të targave ilegale, ndërsa BE-ja nuk e paska pranuar kushtin për fillimin e bisedimeve për marrëveshje finale.

Pyetja shtrohet: pse BE ka refuzuar diçka që vet e ka propozuar dhe vet e kërkon?

Përgjigja është e qartë: BE-ja e ka refuzuar këtë në emër të Serbisë, jo në emër të vetin.

Përfundimi logjik është: BE-ja ka marrë anë, qartazi është pozicionuar në anën e Serbisë.

Veprimi politik që do të duhej të merrte Kosova është i qartë: braktisje e plotë e dialogut Kosovë-Serbi që “ndërmjetësohet” nga BE-ja, përderisa ndërmjetësi mban anë.