fbpx

Tha se e kishte shok klase, Dimal Basha reagon ashpër dhe paralajmëron padi për shpifje për ferizajasit

HomeLajmeKosovë

Tha se e kishte shok klase, Dimal Basha reagon ashpër dhe paralajmëron padi për shpifje për ferizajasit

Një person i quajtur Gafurr Abdullahu ka reaguar pas publikimit të notave të dobëta të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha.

Gjatë së dielës, deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha i janë publikuar notat e dobëta të vitit të tretë të shkollës së mesme.

Pas publikimit të tyre dhe pasi që Basha i quajti analfabetë grevistët, ka reaguar Gafurr Abdullahu, person ky i cili tha se e kishte në klasë Dimal Bashën dhe se ka qenë i dobët çdo herë, e madje sipas tij, Basha deri vonë kishte menduar se alfabeti i gjuhës shqipe i ka vetëm 27 shkronja, shkruan Demokracia.com.

Pas këtij shkrimi të Gafurr Abdullahut, ka reaguar Dimal Basha, duke paralajmëruar padi ndaj tij, por këtë reagim e ka bërë duke e ofenduar Abdullahun e duke përdorur gjuhë të ndytë ndaj tij.

x