fbpx
HomeLifestyle

Tetë prostituta rezultojnë pozitive me COVID-19, alarmohen të gjithë klientët

Një vatër e nxehtë koronavirusi u zbulua në një strukturë me drita të kuqe, në zonën turistike spanjolle Alcázar de San Juan, duke alarmuar shërbimet shëndetësore.

Tetë prostituta rezultuan pozitive ndaj koronavirusit, por tashmë autoritetet janë në vështirësi për të gjurmuar të gjithë klientët e tyre. Deri më tani klientët nuk i janë përgjigjur apelit të institucuioneve, për t’iu nënshtruar tamponit, nga frika se mos krijohen konflikte në familjet e tyre.

Pavarësisht ngurrimit të klientëve për të dalë përpara, autoritetet shëndetësore po hetojnë dhe po nxisin këdo që ndihet në rrezik që të kontaktojnë urgjentisht. Janë identifikuar deri më tani katër kontakte, të cilëve u është kërkuar që të izolohen.

Vendasit janë të bindur që klientët janë shumë më tepër sepse klubi i prostitucionit, është shumë i njohur, raporton noa.al.

Alcázar de San Juan është një qytet me rreth 30 mijë banorë, i vendosur në provincën e Ciudad Real, i cili tërheq turistë ndërkombëtarë për historinë, natyrën dhe aktivitetet argëtuese të tij

COMMENTS

x