fbpx

Tërmkolli i reagon Skender Hysenin: “Servili i Hashimit e paska kritiku servilin e Albinit”

HomeLajmeKosovë

Tërmkolli i reagon Skender Hysenin: “Servili i Hashimit e paska kritiku servilin e Albinit”

Rezoluta kundër mbajtjes së referendumit serb në Republikën e Kosovës ka hapur përplasje të reja mes politikanëve kosovarë. Ishte Skender Hyseni që e quajti servil dhe hipokrit kreun e partisë së tij, Lumir Abdixhiku, pasi ky i fundit iu përgjigj pozitivisht votimit të kësaj rezolute.

Në këtë “debat” është përfshirë edhe ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli, ajo e ka quajtur servil të ish-presidentit Thaçi, Skender Hysenin, njëashtu servil e quan edhe Abdixhikun.

Postimi i saj i plotë:

Servili i Hashimit e paska kritiku servilin e Albinit për servilizëm! Filozofi e randë kjo! #MT

Referendumi i Beogradit për disa ndryshime në kushtetutën e Serbisë i nxori në pah armiqtë brendapartiakë të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të shtunën dhe miratimi i rezolutës kundër mbajtjes së këtij referendumi në Kosovë u konsiderua i panevojshëm nga dy zyrtarë të LDK-së.

COMMENTS

x