fbpx

Tërmeti godet Greqinë, ku ishte epiqendra

HomeLajmeRajoni

Tërmeti godet Greqinë, ku ishte epiqendra

Një tërmet i fortë me magnitudë 5.4 të shkallës  Rihter ka goditur këtë mëngjes Greqinë.

Sipas Institutit Sizmologjik në Athinë epiqendra e tërmetit ka qenë zona detare në afërsi të ishullit të Zakinthos, në jug perëndim të Greqisë. Tërmeti 5.4 Rihter ndodhi mes ishullit të Zakinthos dhe Kefalonias në orën 10:36  (ora lokale) të mëngjesit, shkruan protothema.gr.

Thellësia e tërmetit vlersohet të ketë qenë 8.8 kilometra. Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar.

Në orën 11:00 ka ndodhur një tjetër pasgoditje me magnitudë 3.7 ballë.

Sakq Instituti Sizmologjik Euro-Mesdhetar vlerësoi tërmetin me magnitudë 5.2 të shkallës Rihter. Sipas mediave lokale, tërmeti ka pasur një kohëzgjatje të gjatë.

Lëkundjet sizmike sipas raportimeve janë ndjerë në Nafpaktos, Janinë, Patra dhe Agrinio. Prej orës 11:16 në zonë janë regjistruar shtatë pasgoditje./abcnews.al/

x