Tërbohet live Putin, “shuplakë” ministrit: Pse nuk i keni dorëzuar helikopterët? Me kë tallesh? (Video)

1 minute, 5 seconds Read

Soledari ka rënë, pas një nate “të nxehtë” zjarri. Kështu të paktën pretendon Rusia duke lajmëruar pushtimin e plotë të qytetit ukrainas të minierave të kripës, të bërë shkrumb e hi gjatë luftimeve mizore disamujore trup më trup.

Ka raportime se fitorja e parë për Vladimir Putin në fushën e betejës në shumë muaj ka ardhur falë një mashtrimi, ku ushtarët e tij janë kamufluar si luftëtarë ukrainas. Ministria e Mbrojtjes në Moskë e konsideron një hap thelbësor për të penguar avancimin e forcave të Kievit në lindje në Donjeck, duke u treguar e kujdesshme me temrin e përdorur dhe e konsideron pushtimin e atij territori, “një çlirim”.

Beteja nuk ka ndalur as në fronte të tjera. Sirenat e alarmit u dëgjuan në të paktën katër rajone të Ukrainës, me bombardimet ruse që kërkojnë të provojnë se gjenerali i luftës së Vladimir Putin ka marrë drejtimin e operacionit special ushtarak. Por duket se shefit të Kremlinit i është “mbushur kupa”, dhe këtë e konfirmoi me zemëratën e fortë publike të treguar ndaj ministrit të tij të industrisë dhe tregtisë për progresin tepër të ngadaltë në dorëzimin e porosive për ushtrinë dhe aviacionin.

Publikime te ngjashme