fbpx

Tentuan të fshiheshin në një lagje të banuar, ushtria ukrainase u hedh bomba nga dronët – e pësojnë me jetë ushtarët rusë!

HomeLajmeBota

Tentuan të fshiheshin në një lagje të banuar, ushtria ukrainase u hedh bomba nga dronët – e pësojnë me jetë ushtarët rusë!

Këmbësoria ukrainase nuk e pati edhe aq të vështirë që ta lokalizojë një grup të ushtarëve rusë në një lagje të banuar në lindje të vendit.

Ata pasi u lokalizuan dhe identifikuan, u përballën me një sulm me dron nga ukrainasit – që i hodhën bomba nga lartë, transmeton Telegrafi.

Pasi që bombat bien pranë tyre, ata shihen se si bien në tokë. Sipas ukrainasve, shumica prej tyre kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kurse pak prej tyre që i mbijetuan sulmit në ato momente, kanë humbur gjithashtu jetën më  vonë nga gjakderdhja.

Videoja është edituar për shkak të pamjeve të rënda, kur nga shpërthimi i bombës ushtarët rusë që po strehoheshin në një shtëpi private, e pësojnë me jetë.

Ndryshe operatorët e dronëve ukrainas janë bërë makth për ushtrinë e Vladimir Putinit, duke i shkaktuar humbje të mëdha në fushëbetejë. /Telegrafi/