fbpx

Tentim vrasje në Prizren, i dyshuari vetëdorëzohet në polici

HomeLajmeKosovë

Tentim vrasje në Prizren, i dyshuari vetëdorëzohet në polici

Policia e Kosovës (PK) njofton se një person është vetëdorëzuar dhe u dërgua në mbajtje, nën dyshimin se i njëjti ka gjuajtur me armë zjarri në drejtim të një viktime.

Lajmi u bë i ditur përmes një njoftimi nga policia, ku thuhet se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 16:15, ku Stacioni Policor Prizren- Veri, është informuar se në fshatin Korishë, ka të shtëna me armë drejt një viktime, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Policia njofton se me të është marrë informatën, patrullat policore dhe hetuesit e Stacionit Policor Prizren-Veri kanë shkuar në vendngjarje.

Po ashtu, thuhet se më pas është bërë sigurimi i vendit të ngjarjes dhe mbledhja e provave si dhe dëshmive të nevojshme.

“Nga informata e para policia ka kuptuar se një i dyshuar nga fshati Korishë (25 vjeçar) pas një incidenti të çastit, ka shkuar në afërsi të një pompe të derivateve (pronë e familjes së viktimës) dhe ka shtënë një herë nga distanca në drejtim të viktimës. Nga e shtëna me armë nuk ka pas viktima e as të lënduar”, thuhet tutje.

Policia bën të ditur se ka identifikuar të dyshuarin dhe pas kontakteve ai është vetëdorëzuar bashkë me armën.

“Lidhur me rastin është sekuestruar një armë, një karikator, tre fishek dhe një gëzhojë. Me urdhër të prokurorit I dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë”, njofton policia. /BetimipërDrejtësi

COMMENTS

x