Connect with us

Kosovë

Tensionet në veri të Kosovës, Majko: Shpresa është bërë e rrezikshme, vendimet e vështira janë afër

Publikuar

me

Ish-kryeministri i Shqipërisë Pandeli Majko ka reagur sot lidhur me situatën e krijuar në veri të Kosovës.

Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook” Majko është shprehur se shpresa në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë është bërë e rrezikshme, dhe sipas tij vendimet e vështira janë afër.Postimi i plotë i Majkos:

Në kufirin midis Kosovës dhe Serbisë, shpresa është bërë e rrezikshme.

Vendimet e vështira janë afër.

Guximi sot, nuk ka të bëjë me njerzit që humb, por me ata që shpëton.

Ndërkohë kujtojmë se ditën e sotme një grup aktivistësh ka protestuar para ambasadës së Serbisë në Tiranë dhe ku kanë kërkuar që qeveria shqiptare të kushtëzojë marrëdhëniet me Serbinë.

Reklama