“Të përshëndesim nga Prekazi heroik”, Luizi merr mesazh nga Hamëz Jashari i ri

0 minutes, 40 seconds Read

Luizi tashmë është personazhi i preferuar i shqiptarëve mbarë trojeve shqiptare.

Sot, “BBVA” ka mundësuar që shqiptarët nga mbarë bota t’i dërgojnë banorëve mesazhe përmes një aplikacioni online të quajtur ‘Big love’.

Banorët mund të zgjidhin një emoji që nis nga vlera tri euro deri në 100 euro, e cila është kurora.

Një mesazh dedikuar Luizit i erdhi nga një pjesëtarë të familjes heroike, Jashari.

Bëhet fjalë për Hamëz Jasharin, djalin e Bekim Jasharit, i cili i ka dërguar një mesazh ku shkruhet: “Të përshëndes nga Prekazi Heorik i Adem Jasharit”.

Luizi është entuziazmuar tej mase dhe ka falënderuar nga emra familjen heroike, por ishte Olta ajo e cila nuk ka pasur njohuri lidhur me këtë./Lajmi.net/

Publikime te ngjashme