Takimi i Bërdo-Brijunit, Osmani e vetmja grua në mesin e shtatë presidentëve

0 minutes, 53 seconds Read

Në Slloveni u mbajt sot takimi i Bërdo-Brijunit, për të shënuar nëntë vjetorin e procesit të përbashkët që kapër synimin zgjerimin e BE-së drejt Ballkanit Perëndimor.

Pjesë e këtij samiti, përveç nikoqirit slloven Borut Pahor, janë edhe presidentët e Kroacisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë, Zoran Milanoviq, Milo Gjukanoviq, Stevo Pendarovski dhe Bajram Begaj, anëtarë të Presidencës së Bosnjës, Shefik Xhaferoviq, Milorad Dodik, dhe Zheljko Komshiq, kreu i shtetit serb, Aleksandar Vuçiq, si dhe ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.

Në këtë tryezë presidentësh u diskutuan çeshtjet e rajonit, sfida me COVID-19 dhe synimet integruese të Ballkanit Perëndimor.

Në këtë tryezë presidentësh gjithashtu, e vetmja presidente grua ishte Vjosa Osmani, raporton Indeksonline.

May be an image of 3 people

Osmani pati rastin të flasë për synimet euroatlantike të Kosovës, rimëkëmbjen ekonomike, teksa nga të gjitha palët u përmend edhe rëndësia e procesit të dialogut Kosovë-Serbi, meqë prezent ishte edhe presidenti Vuçiq.

May be an image of 3 people

Publikime te ngjashme