fbpx

Tahiri thotë se Vettingu nuk duhet të bëhët nga një parti, por ta marrë përsipër Kuvendi

HomeLajmeKosovë

Tahiri thotë se Vettingu nuk duhet të bëhët nga një parti, por ta marrë përsipër Kuvendi

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se duhet reflektuar në rekomandimet e Komisionit të Venecias sa i përket Vettingut.

Sipas Tahirit, procesin e Vettingut duhet ta marrë përsipër Kuvendi i Kosovës.

“Nuk mund të bëhet Vetting nga një parti”, u shpreh ai.

Gjithashtu, Tahiri tha se ligji i prezantuar nga Qeveria bie ndesh me Kushtetutën dhe me konstatimet e Komisionit të Venecias, “andaj është e nevojshme që ky ligj t’i sillet Kuvendit dhe të diskutohet”. “Nuk do të kemi konsensus nëse ky proces shtyhet nga vetëm një parti politike”, përfundoi ai.

COMMENTS

x