Connect with us

Kosovë

Tahiri për çështjen e dialogut: Nga pika 7 jemi kthyer në pikën 1 me Kurtin – jemi në terr informativ nga Qeveria

Published

on

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se çështja e dialogut nga pika shtatë që ishte në fillim të mandatit të Kurtit, tani ka shkuar në pikën një, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Në konferencë për media, Tahiri theksoi se si parti kanë kërkuar që Kryeministri Kurti të raportojë në Kuvendin e Kosovës për gjendjen aktuale, derisa shtoi se për AAK janë vetëm dy çështje me rëndësi.

“Çështja e dialogut tani ka lëvizur nga pika shtatë në fillim të mandatit të Kurtit në pikën e një. Ne kemi kërkuar edhe në seancë, që Kurti të vjen në Kuvend dhe të raportojë për gjendjen aktuale”, tha Tahiri.

“Për AAK janë dy çështje me rëndësi, angazhimi i Kosovës në marrëveshjen finale, ligjërisht të obligueshme me njohje reciproke, dhe e dyta kemi kërkuar që çështja e dialogut të kalon në nivelin më të lartë të mundshëm nën lidershipin amerikan që të kemi një marrëveshje që e përmbyll çështjen e nuk e hap. Ajo që po ndodh, fokusi është në marrëveshje teknike, diskutohet për targa e jo për esencën e problemit. Kjo vonese është e pafalshmne, duhej të trajtohej më urgjent. Kemi një situatë që vazhdon takim pas takimi pa asnjë rezultat”, tha Tahiri.

Deputeti i AAK-së komentoi edhe vizitën e Escobar në Kosovë, derisa shtoi se mesazhi ishte i qartë, ku SHBA mbështesin fuqishëm integrimit euroatlantik të Kosovës.

“Mesazhi i Escobar ishte i qartë: SHBA e mbështesin fuqishëm integrimin euroatlantik të Kosovës. Ardhja e tij këtu dhe e përfaqësuesve tjerë amerikanë e nderon Kosovën dhe e ndihmon atë në synimet e veta. Fatkeqësisht kemi mungesë të transparaencës nga ana jonë, ku folet për një dokument, ku nuk ka vizion strategjik”.

“Jemi ne terr informativ, nuk jemi te informuar. Terr inofrmativ nga Qeveria”, përfundoi Tahiri./Reporteri.net/

Advertisement