Connect with us

Kosovë

Tahiri i AAK-së thotë se Ligji i pagave do të përfundoj në kushtetuese nëse vlera e koeficientit është nën 129 euro

Publikuar

me

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës-AAK, Besnik Tahiri, sot tha se vlera e koeficientit të pagave po vazhdon të mbetet sekrete.

Ai, në një konferencë për media, theksoi se ky ligj do të shpëtojë nga kontestimi i Kushtetueses vetëm me vlerën e koeficientit prej 129 euro.

“Kaloi edhe një javë, edhe një mbledhje e e qeverisë pasi që ligji i pagave është nënshkruar dhe ende vazhdon të trajtohet në mënyrën më të fshehtë sekrete dhe jo transparente vlera e koeficientit. Është e papranueshme që 80 mijë punëtorë dhe të mos e dinë pagën e tyre”, u shpreh ai.

Sipas tij, siç raporton kp, AAK nuk e ka qëllim që ky ligj të rrëzohet dhe potencoi se vlera prej 129 euro e shpëton ligjin.

“A është qëllimi edhe që më tutje që ky ligj të përdoret si instrument shantazhues apo jo? Si ka logjikë për gjashtë muaj të mos kalkulohet kur dihet se sa është buxheti dhe renditja e tyre dhe del kryeministri të mashtrojë 80 mijë punëtorë. Në qoftë se qëllimi ka qenë që ky ligj të kontestohet nga gjykata kushtetuese le të na thonë. Kontestimi ka filluar. AAK e ka një porosi për kryeministrin dhe qeverinë: në mënyrë që ky ligj të shpëtohet nga kontestimi i Gjykatës Kushtetuese, vlera e koeficientit duhet të jetë 129 euro”, u shpreh Tahiri.

Reklama