fbpx

Szunyog: Deri në fund të vitit do të merret një vendim për vizat

HomeLajmeKosovë

Szunyog: Deri në fund të vitit do të merret një vendim për vizat

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka thënë se deri në fund të këtij viti do të merret një vendim për liberalizimin e vizave.

Suznyog gjatë diskutimit për Raportin për Kosovën, tha se është i lumtur që kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se deri më 2024 do të duhej të arrihej një marrëveshje me Serbinëm

Sipas tij, ky proces lidhet ngushtë edhe me proceset evropiane të Kosovës drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Kam besim të plotë se do të merret një vendim nga Këshilli për vizat para përfundimit të këtij viti. Shpresojmë se kjo do të ndodhë dhe atëherë do ta heqim një problem nga tavolina”, ka thënë Szunyog.