Kosovë
Syla mendon se Prishtina shkon në balotazh, këto janë dy partitë që pritet të garojnë me VV-në
Gazetari Valon Syla ka parashikuar rezultatin e zgjedhjeve lokale në komunën e Prishtinës.
Në T7 ai ka thënë disa fjalë për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor në nivel vendi në Kosovë.
“Prishtina shkon në balotazh”, tha ai.
“Por është një garë shumë e ngushtë me një epërsi të vogël për vendin e dytë mes PDK dhe LDK”, shtoi ai.
Në komunën e Prishtinës garojnë Përparim Rama prej LDK-së, Uran Ismaili prej PDK-së, Daut Haradinaj nga AAK dhe Arben Vitia nga VV.
Prishtinën që dy mandate e udhëheqë Shpend Ahmeti. Ai ka vendosur që të mos garojë tani për një mandat të tretë. Dy mandatet e kaluara ai i ka fituar si kandidat i VV-së por pastaj kaloi në PSD me grupin që u nda nga VV-ja.
